TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me gazetarët nuk ka preferuar të flasë për çështjen Beleri, teksa ka paralajmëruar se do të ketë komunikim edhe për këtë çështje.
Kreu i qeverisë u pyet për përplasjet me Greqinë për çështjen Beleri dhe për paralajmërimin e ministrit grek të punës për ndalimin e fondeve të BE për Shqipërinë, Rama tha se i druhet vetëm një gjëje, që testi në tetor për naftën në Shpirag të mos dalë pa sukses.
“Sot ne do të flasim vetëm për këtë temë. Kjo është gjëja më e madhe, më e rëndësishme, më e bukur që mund t’i ndodhte Shqipërisë në këto 30 vjet dhe në 100 vjet po të doni në aspektin e së ardhmes ekonomike të saj.
Kur flasim për këtë, këto të tjerat mendoj që presin. Aq më tepër që nuk po thoni asgjë të re, po bëni pyetje që i keni bërë 1000 herë dhe keni 1000 përgjigje nga ana ime.
Do të kemi kohë të flasim dhe për këtë patjetër. I druhem vetëm një gjëje që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem asgjëje tjetër”, tha Rama.