AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 17:12

Goditet nga rrufeja, humb jetën i moshuari në Dibër

Goditet nga rrufeja, humb jetën i moshuari në Dibër

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Dibër pasditen e sotme. 

Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.