AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 12:54

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë, kthen mbrapsht zjarrfikëset dhe personelin në Bilisht

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë, kthen mbrapsht

Greqia nuk ka pranuar ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e flakëve.

Top Channel shkruan se dy zjarrfikëset janë nisur prej mëngjesit nga Maliqi janë lënë në pritje dhe janë kthyer mbrapsht në Bilisht.

Nuk dihet ende situata se pse ndihmat shqiptare nuk u pranuan nga autoritetet greke, ku zjarret kanë krijuar kaos në vendin fqinj. Por një mundësi refuzimi është edhe për shkak se kryebashkiaku i Himarës Fredi beleri po mbahet në burg.