AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 12:41

Shtëpia e barit në Dimal/ Gjykata e Beratit lë në burg dy vëllezërit dhe liron punonjësit e OSHEE

Shtëpia e barit në Dimal/ Gjykata e Beratit lë në burg dy

Gjykata e Beratit ka dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në një shtëpi bari në Dimal, mes të cilëve ishin dhe dy punonjës të OSHEE.

Ndaj dy vëllezërve nga Fieri, të dyshuar për kultivimin e kanabisit I.B., dhe F.B., dhe ndaj 21-vjeçarit B. Rr., pronarit të banesës së kthyer në shtëpi bari, është përcaktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, ndaj dy punonjësve të OSHEE-së, E. B., 32-vjeç, me detyrë faturist elektrik dhe R. M., 55-vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së, është përcaktuar masa “Detyrim paraqitje” .

Kujtojmë se personat të fjalë u arrestuan më datë 20 gusht në operacionin policor “Pobrati”, ku u gjeten dhe asgjësuan 85 bimë kanabisi dhe 315 fidanë.

Shtëpia e barit në fshatin Probat të Dimalit ishte pajisur me  25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe pajisje të tjera elektrike.