AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 13:58

Aksidenti tek liqeni Artificial, reagon policia: “X6” drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt, 28-vjeçari shpallet në kërkim

Aksidenti tek liqeni Artificial, reagon policia: “X6” drejtohej nga

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në digën e liqenit, ku një BMË X6 përfundoi në digën e liqenit.

Gjatë ditës së djeshme ra në pranga Eldi Allushi, ti cilit policia i gjeti patentën në makinë me dyshimit se ishte ke drejtuesi i automjetit.

Mirëpo pas hetimeve rezultoi se në makinë me të kanë qenë edhe Jurgen Allushi dhe Emiljano Nina, e pikërisht ka qenë ky i fundit, kushëri i Vis Martinajt drejtuesi i mjetit, të cilin policia tanimë e ka shpallur në kërkim.

Po ashtu ka nisur procedim edhe për Jurgen Allushin.

Në banesën e Emiljano Ninës, policia ka gjetur edhe një shkup bejsbolli, të cilin e ka sekuestruar në cilësinë e provës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:

-E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

-kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin J. A., 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

– kanë shpallur në kërkim shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N., duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi E. A., për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi J. A., i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

Shtetasi E. A. ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit E. N. Policia vijon kontrollet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.