AKTUALITET, 28 Shkurt 2023, 23:09

Kishte disa ditë në një bujtinë në Skrapar, turisti francez gjendet pa shenja jete

Kishte disa ditë në një bujtinë në Skrapar, turisti
Foto ilustruese

Një shtetas francez me iniciale C.F. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në një bujtinë në fshatin Gjerbës në Skrapar. Policia deklaroi se ai është zbuluar i pajetë nga pronari i bujtinës, i cili ka njoftuar policinë. Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

"Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit"-njoftoi policia.