TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, këshilltarët e Komunës së Gostivarit, shpallën “Qytetar nderi”, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Propozimi i kryetarit Arben Taravari u kalua unanimisht nga ana e këshilltarëve në seancën 19-të.
“Dua të theksojë se Komuna e Gostivarit e vlerëson Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për mënyrën se si e ka transformuar Tiranën. Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Gostivar dhe kudo në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri”, u shpreh kryetari Arben Taravari.
Ky është titulli i tretë brenda 5 javëve.
Më 20 janar, Veliaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës. Më pas, ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Prizrenit më 17 shkurt, në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Titulli iu akordua nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se Veliaj shembullin e një drejtuesi modern që ka transformuar Tiranën. Por votimin e bojkotuan këshilltarët e LDK-së, siç kishin paralajmëruar, pasi bashkia e Tiranës hoqi emrin e Ibrahim Rugovës nga gjysma e rrugës, për të rikthyer "Dëshmorët e 4 shkurtit".