TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i është përgjigjur me një letër familjeve të viktimave të “21 janarit”, i ku i argumenton arsyet pse dosja i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës.
Familjarët kanë kërkuar që të hetohen si përgjegjës në këtë ngjarje, ish-kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, Andrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Shqipërisë dhe Agim Llupo.
Por sipas SPAK, nga hetimet e kryera deri më tani nga Prokuroria e Tiranës, nuk ka asnjë element që sugjeron përfshirjen e tyre në këtë ngjarje.
Si pasojë, Prokuroria e Posaçme sqaron se nuk është kompetencë e saj që të marrë në shqyrtim dosjen.
“Për këtë arsye, referuar nenit 75/a, 76 dhe 28 te K.Pr.Penale ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me nr. K.137 prot., date 16.02.2023, me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit.