TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme Ramazan Rraja u dënua ditën e sotme me 12 vite burg nga një Gjykatë në Antwerp të Belgjikës, si pjesë e një organizate kriminale.
Mediat e huaja bënë të ditur se grupi ku ai bënte pjesë kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine që vinte kryesisht nga Ekuadori dhe shpërndahej në Europë.
Hetuesit arritën të binin në gjurmët e grupit kriminal falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e kreut të grupit në Berchem.
Gjithashtu bëhet me dije se organizata mund të lidhet me tre grupe kokaine të tjera që ishin në përgjim. Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe Ramazan Rrajën duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742. Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat. Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavanin e kontenierit një grumbull prej 57 kilogramësh kokainë.
Edhe një kapje e 50 kilogramëve kokainë në Vlissingen në Holandë dhe një tjetër e 80 kilogramëve në Civitavecchia italiane pranë Romës, ishin gjithashtu të lidhura me grupin. Kryesisht droga merrej nga Ekuadori, zona e preferuar e punës së kriminelëve shqiptarë të drogës.
Telefonat celularë të anëtarëve të bandës siguruan material fotografik të shumtë për hetuesit. Shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro. Ata panë gjithashtu shumë foto të pakove të kokainës. Sipas prokurorit publik, i dyshuari kryesor Kaspars N. gjithashtu investoi në një restorant pokeboël në Antëerp. “Në këtë mënyrë organizata ka investuar para kriminale në ekonominë e rregullt”, ka thënë kryetarja e aktgjykimit në gjykatë.
Gjykata vendosi ta dënojë organizatën shumë më ashpër sesa kishte kërkuar Prokuroria Publike. Udhëheqësi Kaspars N. u dënua me dymbëdhjetë vjet burg dhe 48 mijë euro gjobë. Përveç kësaj, ai duhet t’i dorëzojë shtetit belg 2.8 milionë euro pasuri kriminale. Me 12 vjet burg janë dënuar edhe dy “togerët” e tij dhe me 40 mijë euro gjobë. Anëtarët e tjerë të organizatës morën dënime nga katër deri në shtatë vjet burg./Panorama/