TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pescara të Italisë, për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik me ftesë të universitetit “Gabriele d’Annunzio të Chieti”.
Kreu i qeverisë është nderuar me titullin “Urdhri i Minervës”, i cili iu dha nga universiteti. Në fjalën e tij Rama u shpreh se ky është një titull i lartë, por që u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Rama:Mund të themi se kur e mora këtë mesazh, këtë ftesë mendova se do të ishte vetëm për të asistuar në ceremoni, por kur kuptova se jam le të themi i zgjedhur nga ky uuniversitet me reputacion të lartë le të themi se u ndjeva pak në siklet. Unë jam i vetmi në qeveri pa titull të lartë akademik. “Urdhri i Minervës” është titulli më i lartë akademik, por më pas kuptova se për çfarë bëhej fjalë dhe më në fund e kuptova se unë po marr diçka që i përket shqiptarëve, Shqipërisë dhe të gjithëve që na kanë sjellë në këtë gjeneratë që jemi. Ndaj Italisë kemi detyrime që një jetë nuk do të mjaftonte ta shlyeja.
Rektori foli për bashkëpunim. Është në bashkëpunim që është intensifikuar mjaft kohëve të fundit, pasi ne po mundohemi të integrojmë programet universitare në Shqipëri njëjtë si në Europë. Si ndiheni kur ktheheni në Itali?
Rama:Kthimi në Itali për mua është një riktim sepse Italia është e ardhmja që mendoj për Shqipërinë, jo Gjermania apo Franca edhe pse janë të mëdha dhe të bukura preferoj zgjuarsinë dhe shkujdesjen Italiane. Edhe pse nuk mund të bëhemi gjermanë edhe po të duam.