AKTUALITET, 5 Prill 2022, 15:01

Kim njohu Alibeajn si kryetar të PD, Shehu: Drejtuesin e zgjedh anëtarësia, jo diplomatët

Kim njohu Alibeajn si kryetar të PD, Shehu: Drejtuesin e zgjedh

Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se kryetari i partisë vendoset nga anëtarësia dhe jo nga ambasadorët. I ftuar në “Opinion” në “News 24”, ai tha se Alibeaj nuk duhej të identifikohej përpara ambasadores Yuri Kim si kryetari i komanduar në PD, pasi ky vendim, sipas tij është nul.

“Unë mendoj se drejtuesit e PD i emëron PD, e jo asnjë tjetër. Nuk i emërojnë ambasadorët, sado të rëndësishëm për ne. Drejtuesit e PD i cakton Partia Demokratike, anëtarësia dhe ky është kapitull i mbyllur. Partia Demokratike drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Apelimi është nul i Alibeajt, s’do të japë asgjë.

Juristët e kanë shpjeguar që nuk ka apelim. Pra kjo është çështje juridike. Nuk cakton askush se kush është drejtuesi i opozitës shqiptare. Për mua ka një domethënie, që ambasadorët duhet të jenë më të informuar para se të prononcohen. Alibeaj nuk duhet të pranojë të vetëquhet për poste që nuk i takojnë apo ka. Alibeaj duhej të sqaronte që drejton vetëm grupin parlamentar, atë e drejton realisht. I takon t’i që të shpjegonte çdo person që i atribuonte një post që nuk e ka.

Alibeaj është vetëm kryetar i grupit parlamentar. Nuk mund të jesh emëruar i PD nga zoti Bardhi që është i shkarkuar. Duhet të jemi seriozë", tha Shehu.