AKTUALITET, 29 Prill 2023, 14:48

Padia kundër Berishës/ Dëshmoi për 12 orë në SPAK, Aishe Haklaj: Besimi ynë është te drejtësia

Padia kundër Berishës/ Dëshmoi për 12 orë në SPAK,

Aishe Haklaj, motra e madhe e 5 vëllezërve, 4 prej të cilëve të vrarë, dëshmoi për 12 orë me radhë në SPAK, në lidhje me një kallëzim të bërë në 2021.

Kujtojmë se Haklaj akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa persona të tjerë si të përfshirë në vrasjet e vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj në atentate mafioze në Tropojë vite më parë. Pas dëshmisë së saj në SPAK, Aishe Haklaj tha se ende ka besim se institucionet e reja të drejtësinë, do të zbardhin të vërtetën për krimet e tmerrshme.

“Me gjithë respektin e madh për median, sepse ju keni kryer detyrën kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm te cilit kemi mundur ti drejtohemi deri me tani, por tani , besimi ynë është ende tek SPAK dhe tek gjykata e posaçme. Ende nuk mund të them më shumë, sepse ende sekretet dhe gjithçka duhet të ruhen”, tha Aishe Haklaj. SPAK po vijon hetimet të çelura mbi bazën e kallëzimit të bërë nga familja Haklaj ndaj Berishës.

Në kallëzim janë renditur emrat e 15 personave të tjerë, të cilët thuhen se vepruan si bandë e armatosur dhe zbatonin urdhrat e ish shefit të qeverisë. Hetimet po kryen nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani e Elida Kaçkini.