TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër incident është regjistrua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Sipas News 24, deputeti i PD-së, Edmond Spaho është konfliktuar me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun.
Gjatë një takimi elektoral që po kryente Topçiu në zonën e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili ka filmuar takimin e tyre. Topçiu pretendon se deputeti i PD-së, i ka thënë se; “kështu i merrni votat ju”.
Njerëzit që ishin më këtë takim kanë filluar të brohorasin kundrejt deputetit për ta larguar këtë të fundit nga takimi. Nuk ka patur përplasje fizike ndërmjet palëve.
“Unë nuk i quaj tension, është absurde që një deputet të hyjë në një vend ku ne punojmë me njerëzit.
Ne kemi një problem me mekanizatorët të cilët prej kohësh kërkojnë tu regjistrohen mjetet. Ishte një apel që të bëjnë një deklarim për atë cfarë kanë probleme. Aty nuk fliteshe për vota”, tha kryebashkiaku Topçiu.