TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesit e 20 fshatrave të Tropojës dhe Hasit janë ngritur në protestë për gjendjen e mjeruar të rrugës rreth 20 km,Kam-Qafë Prush. Kjo rrugë fshatrat i idh me Hasin përmes rrugës Krume-Kukës dhe gjithashtu me Gjakovën, përmes së pikë kalimit kufitar Qafë-Prushë.
Sipas 83 vjeçarit Muharrem Malaj nga fshati i Peraj i Hasit,rruga është ndërtuar që në kohën e Italise në vitin 1938 per shfrytezimin e burimeve minerale të zonës.
Të lodhur nga premtimet e shumta të bëra ndër vite nga qeveritë ata kanë dalë në protestë me pankarta në duar. Në disa prej tyre shkruhej “Pa rrugë,Bojkot Zhedhjeve” “Sduam Pasaportë Evropiane Por duam Rrugë”, ”Kini mëshirë pas 81 vitesh na shtroni të paktën 1 metër rrugë”.
Ata përshkallëzuan revoltën e tyre duke bllokuar për 30 minuta hyrjen për në pikën e kalimit kufitare Shqipëri-Kosovë disa metra larg doganës së Qaf-Prushit në Has.
Banorët thonë se që kur është ndërtuar kjo rrugë, ajo nuk ka pësuar asnjë riparim, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.
Ata thanë se nuk do të dalin në votimet e 11 majit nëse qeveria nuk i merr në konsideratë kërkesën e vetme të tyre për ndërtimin e rrugës e premteuar që në vitin 2017 nga Mimi Kodheli që kandidonte për deputete për qarkun e Kukësit.
Rruga ju sherben 2 mije banore te 15 fshatrave te Tropojes dhe 5 fshatrave të Hasit dhe është në gjendje tejet e amortizuar me gropa të shumta në të gjithë gjatësinë e saj.