AKTUALITET, 10 Mars 2022, 09:03

Këllliçi akuza Bashës: Mashtroi deputetët në emër të Ambasadës Amerikane

Këllliçi akuza Bashës: Mashtroi deputetët në

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit, ka mashtruar deputetët në emër të Ambasadës Amerikane.

Në një intervistë për Ora News, Këlliçi shprehet se Basha u ka bërë presion deputetëve, duke i gënjyer dhe duke u dhënë sondazhe false, ndërsa shton se pre e këtij mashtrimi ka rënë edhe vetë.

Belind Këllliçi: Rruga e bashkimit nis duke larguar humbësin serial, i cili njëlloj si Edi Rama që thotë nuk kam rritur çmimet, thotë që nuk kam humbur asnjë betejë elektorale, ndërkohë që ka humbur gjashtë palë zgjedhje.

Duke hedhur në koshin e mbeturinave të historisë një model të shitjes së opozitës, të mashtrimit të deputetëve në emër të Ambasadës Amerikane, dhe të presionit të deputetëve duke i gënjyer duke u dhënë të dhëna false, sondazhe false, jo vetëm atyre por edhe komunitetit ndërkombëtar.

Kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës, jam gënjyer sistematike, deri sa vendosaa që të mos jem pjesë e asaj farse.

Këlliçi theksoi se nëse PD do të futet e përçarë në zgjedhjet lokale vitin tjetër do të humbasë.

Belind Këlliçi: Më duket absurde që të vendosësh një shenjë barazie mes Lulzim Bashës që është një fraksion i pallogaritshëm  në opozitë dhe Sali Berishës, që pa parti, pas seli, pa logo, pa vulë sot ka 2/3 e kampit opozitar.

E rëndësishme në gjykimin tim është të bëhet një garë e rregullt dhe të vendos vota e lirë.

Do të doja që me largimin e Bashës të mblidhen të gjithë faktorët politikë të PD për të vendosur një rrugëtim politik të kësaj force politike. Nëse jemi në këtë gjendje, s’do të fitojmë kundër Ramës.