TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e sistemit shëndetësor në përballimin e pandemisë së koronavirusit që shënoi dy vite nga regjistrimi i rastit të parë në Shqipëri.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video në Facebook me një përmbledhje të dy viteve "luftë", duke shkruar se sistemi ynë shëndetësor mbajti peshën e një tragjedie që vjen një herë në 100 vjet.
Ndër të tjera, Rama shkruan se me të njëjtin durim e vullnet, ne do të mund të përballojmë dhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës në Ukrainë.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë.