AKTUALITET, 9 Mars 2022, 23:00

Bie çmimi i naftës në bursë me 3%, karburantet në Shqipëri e zbresin në 2400 lekë/litri

Bie çmimi i naftës në bursë me 3%, karburantet në

Çmimi i karburantit në bursë ka rënë me 3% pasditen e kësaj të mërkure. 

Rënia vjen pas rritjes stratosferike që çmimi i naftës pësoi në këtë fillim jave. 

Nga 129.57 dollarë për fuçi që ishte, në bursë çmimi i naftës zbriti në 111.69$ dollarë.  

Rënia është reflektuar edhe në disa nga pikat e karburanteve në Shqipëri. 

'Kastrati' në Tiranë e ka zbritur në 2 400 lekë për litër nga rreth 2 690 që ishte para protestave dhe rënies me 3% të çmimit në bursë. 

Ndërkohë që pikat të tjera karburantesh e ngritën çmimin deri në 2 900 lekë për litër. 

Kompanitë e importit të naftës i kërkuan sot qeverisë zyrtarisht që ulë taksat për 6 muaj, në mënyrë që kjo të reflektohet te zbritja e çmimit, por kërkesa e tyre u refuzua nga kryeministri Edi Rama. 

Bie çmimi i naftës në bursë me 3%, karburantet në