AKTUALITET, 7 Mars 2022, 14:40

Arrestohet 53-vjeçari në Himarë/ Sekuestrohen 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitilë

Arrestohet 53-vjeçari në Himarë/ Sekuestrohen 30 pako me

Policia e Himarës arrestoi në flagrancë shtetasin F. K., 53 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, iu sekuestruan 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Detonatorët”, bëri me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.