TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një komunikimi për media në mbyllje të procesit të numërimit, deklaroi se procesi zgjedhor shkoi në mënyrë të rregullt.
Sipas tij, në KQZ nuk ka shkuar asnjë denoncim për shitblerje të votës, por theksoi se ka pasë disa ankesa nga subjektet politike për votimin familjar në disa qendra votimi.
“Nuk u zhvillua votimi në tri qendra votimi në Shkodër për shkak të kushteve ekstrme atmosferike dhe pse Komisioni bëri shpërndarjen e bazës materiale, por për komisionerët nuk ishte e mundur që të shkonin në detyrë.
Në ditën e votimit nuk ka patur denoncime të karakterit administrativ. Nga komunikimet që ne kemi patur me përfaqësuesit e partive politike, kemi patur dissa shqetësime për votimin familjar, apo dhe problematika të karakterit organizativ adinistrues nga komisionerët, të paktën për KQZ-në nuk rezulton të ketë patur patur denoncime për shitblerjen e votës, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, se ndoshta dikush ka evidentuar fenomene të tilla.
Nëse janë nën përgjegjësinë e KQZ-së për t’i trajtuar të prezantohen pranë institucionit tonë. Nëse janë të tilla që konsiderohen si vepra penale t’i depozitojë pranë organeve kompetente”, tha Celibashi.