TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Raketat ruse kanë shkatërruar të dielën në mbrëmje konsullatën e nderit të Shqipërisë në qytetin ukrainas të Kharkovit.
Konsullata bëri një njoftim për sulmin, duke konfirmuar se stafi i saj ishte i sigurt dhe nuk kishte viktima.
Ministria e Jashtme shqiptare e dënoi sulmin në një postim në Twitter.
“Shqipëria dënon ashpër agresionin rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme, e cila ka publikuar edhe fotot.
#Albania strongly condemns the #Russian aggression which led to the destruction of the Honorary Consulate of ???????? in #Kharkiv. Perpetrators must be held accountable!#StopRussianAggression #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/INiZkznIpO
— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) March 7, 2022