TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfundimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore në Shqipëri, ka nxjerrë në pah opozitën reale, ku ‘Shtëpia e Lirisë’, fitoi Shkodrën dhe në bashkitë e tjera mori shumë vota.
Ish-nënkryetari i FRPD-së dhe i deleguari i Komisionit të Rithemelimit tek njësia 8 në Tiranë, Indrit Hoxha, shkruan se, tani kemi fituar opozitën e cila duhet organizuar për të hyrë në zgjedhjet e përgjithshme vendore, që janë pas një viti.
Reagimi i Indrit Hoxhës:
Në 5 muaj, Sali Berisha arriti pa struktura, pa seli, pa vulë, pa administratë, pa fonde, me një ambasadë amerikane kundra për shkak të ‘non gradës’, të nxirrte lëvizjen e tij, si opozita reale në vend duke dalë në 4 bashki forcë e dytë, në një bashki forcë e tretë dhe në djepin e antikomunizmit të fitonte bashkinë Shkodër.
Unë e di që kjo nuk është fitore, por kemi fituar diçka të çmuar, kemi fituar opozitën e cila tashmë duhet të futet në rrugën e riorganizimit për të qenë maxhorancë nesër.
Zgjedhjet lokale janë mbas 1 viti dhe normalisht si opozita kryesore e vendit, objektivi jonë do jetë fitorja në bashkitë dërrmuese të Shqipërisë.