AKTUALITET, 7 Mars 2022, 15:15

Basha vendos rekordin më të zi për PD-në, hera e parë që nuk merr asnjë votë në një qendër votimi

Basha vendos rekordin më të zi për PD-në, hera e parë

Për herë të parë në historinë e saj, që prej themelimit, Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë votë në një qendër votimi.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit, në Shalë, ku sipas KQZ-së, asnjë votues nuk i besoi votën kandidatit demokrat Xhemal Bushati.

Prej kalkulimeve, duke qartë se as komisioneri i PD-së nuk ia ka besuar votën partisë së tij.

Gara mbetet e ngushtë në bashkinë e Shkodrës, ku Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” udhëheq garën me një diferencë prej 1900 votash nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni dhe me mbi 11 000 vota nga kandidati i PD-së, Xhemal Bushati.

Basha vendos rekordin më të zi për PD-në, hera e parë