TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të diskutohet në “ditët e ardhshme”, tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në një postim në Twitter të hënën.
“BE qëndron fort në krah të Ukrainës në përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet humanitare të shkaktuara nga agresioni rus dhe për të garantuar sigurinë bërthamore. Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura”, shkruan Michel.
Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu postoi një reagim në Twitter në lidhje me telefonatën e tij me Michel.
“Diskutuam kërcënimin ndaj objekteve bërthamore, granatimet e infrastrukturës civile dhe kritike. Ne duhet ta ndalojmë këtë. Ngrita çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Populli i Ukrainës e meriton këtë. Stop Rusisë.”, shkruan Zelensky.