AKTUALITET, 7 Mars 2022, 17:30

Fitorja e Bardh Spahisë, Berisha: Shkodra, simbol i frymëzimit të popullit opozitar!

Fitorja e Bardh Spahisë, Berisha: Shkodra, simbol i frymëzimit të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas fitores së Bardh Spahisë si kryetar i Bashkisë së Shkodrës, si kandidat i “Shtëpisë së Lirisë" në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha tha për gazetarët se, Shkodra është simbol i frymëzimit të të gjithë popullit opozitar.

“Qytetarët e tyre me votën zgjodhën Bardh Spahinë për kryetar të bashkisë së Shkodrës, si përfaqësues të 'Shtëpisë së Lirisë'

Shkodra është simbol i frymëzimit të të gjithë popullit opozitar në Shqipëri. Ajo mbetet e pamposhtur. Kam një falënderim të veçantë për ata demokratë dhe demokrate të partive aleate, që u angazhuan në këtë fushatë, për alternativën e shtëpisë së lirisë.”, tha Berisha.