TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se PD kërkon veçimin e votave të ardhura nga Greqia pasi dyshojnë për manipulim.
Noka tha se shërbimi i DHL është deleguar te dy nënkontraktorë, gjë që nuk lejohet sipas kontratës që KQZ ka firmosur me DHL-në. Ai shtoi se PD kërkon që votat e Greqisë të numërohen të veçuara.
"Nuk ka ngërç dhe pengesë. Duhet të shihni zotin Balla që kërcënoi një për një numëruesit. Kemi informacione dhe dyshime për votën e Greqisë, të numërohet veçmas.
Të marrin vendim konform kësaj kërkese, votat e shqiptarëve, të shohin që diaspora kanë votuar por ka votuar edhe Taulanti në Greqi.
Shqiptarët do të shohin se ka votuar diaspora në gjithë botën dhe Taulanti në Greqi.
Janë depozituar të gjitha një për një në KQZ. Komisioneri ka të gjithë shkresat tona.
Kontrata thotë se nuk i lejohet kontraktorit të ketë nënkontraktorë. Në Greqi ka patur dy, është shkelje e kontratës. Kemi mijëra telefonata nga njerëzit tanë dhe u është thënë keni votuar. Kërkojmë që kjo votë të ndahet veç, të numërohet edhe ajo por shqiptarët të shohin se çfarë është bërë.
Vota e diasporës do të numërohet një më një, e Greqisë të presë pak", tha ndër të tjera Noka.