AKTUALITET, 19 Dhjetor 2022, 12:56

Jorida Tabaku: Duhet të ndryshojmë mënyrën sesi bëhet politikë, të përfshijmë edhe më shumë qytetarët në vendimmarrje

Jorida Tabaku: Duhet të ndryshojmë mënyrën sesi bëhet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se duhet të bëhen më shumë përpjekje për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe në punën e Kuvendit.

Komentet Tabaku i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të huaj mbi “Rolin e Kuvendit në Integrimin Europian të Shqipërisë”.

Tabaku falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë forum, dhe kërkoi ndihmën e kryeparlamentares Lindita Nikolla për “hapjen” e Kuvendit drejt një pjese më të madhe të shoqërisë shqiptare.

“Po flasim gjithmonë me zhurmë e ndonjëherë edhe me mllef kundër njëri-tjetrit, për sa i përket integrimit europian të vendit.

Duhet ta ndryshojmë edhe mënyrën sesi bëhet politikë. Dua t’ju falenderoj që keni ardhur këtu e keni shpenzuar kohën tuaj dhe shpresoj që me mbështetjen e zonjës Nikolla, të përfshijmë edhe më shumë qytetarët në vendimmarrje”, u shpreh Tabaku.