AKTUALITET, 19 Dhjetor 2022, 11:14

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Paplekaj

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish gjyqi ndaj

Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, është shtyrë sërish.

Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021, vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë pasi trupi gjykues vlerësoi të nevojshme të marrë kohën e mjaftueshme sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje.

Gjithashtu u kërkua ndarje e çështjes së Paplekajt nga ajo e policëve. Mes të tjerash u kërkua edhe pavlefshmëri e disa akteve të hetimit.

Kujtojmë se vrasja e Pjerin Xhuvanit tronditi opinionin publik, pasi ishte një vrasje që dyshohet se kishte prapavijë politike.

Gjatë asaj periudhe përflitej për një grup për mbrojtjen e votës, ku dyshohet se ishte i përfshirë Paplekaj. Kjo vrasje do të çonte më pas në përplasje të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës që akuzonin njëra-tjetrën si të përfshira në këtë ngjarje.