TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas të dhënave zyrtare nga janari deri në shtator të këtij viti janë shënuar 863 aksidente rrugore. Përgjatë këtyre muajve 139 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1 mije kanë mbetur të plagosur. Të dhënat flasin për drejtuesit e mjeteve si shkaktarë aksidentesh, të cilët kanë qenë fajtorë në rreth 90% të rasteve. Megjithatë shkak i aksidenteve në rrugë bëhen shpesh edhe sjelljet e gabuara të këmbësorëve.
Çdo vit në të gjithë botën në 15 nëntor kujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e ndërgjegjesimit për të qenë të kujdesshëm në rrugë. Megjithëse në ulje, bilanci i viktimave në Shqipëri, mbetet sërish si një bilanc lufte. Efektivja e policisë rrugore Anxhelina Bregu është çdo ditë me shërbim në rrugët e kryeqytetit. Ajo tregon se cilat janë shkeljet që bëjnë kryesisht drejtuesit e mjeteve.
Gjatë përditshëmërisë hasim shkelje të ndryshme, por shkeljet që çojnë në aksidente fatale janë shpejtësia, përdorimi i aparatit celular, përdorimi i alkoolit dhe drogës. Kemi pasur plot raste të konstatuara. Kemi një rritje të sigurisë rrugore, por edhe shtim të përdoruesve të mjeteve.
Sipas efektives operimi nga ana e policisë me makinën inteligjente, e cila regjistron në mënyrë automatike shkeljen ka ndikuar në ndryshimin e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Policia rrugore ka edhe mjetin inteligjent në përdorim që na ka ardhur tej mase në ndihmë. Shpesh drejtuesit e mjeteve ulin shpejtësinë kur shohin patrullën, ndërsa me mjetin inteligjent nuk e di që është i monitoruar. Këto kemi pasur një reflektim. Ka shumë rëndësi ndërgjegjësimi, ne kemi bërë fushata sensibilizuese.