AKTUALITET, 15 Nëntor 2023, 13:12

Mashtroi me TVSH-në, arrestohet në Durrës 32-vjeçari i akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit

Mashtroi me TVSH-në, arrestohet në Durrës 32-vjeçari i
Regan Merdani dhe inceneratori i Fierit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Regan Merdanin, shtetasin e cili kërkohej nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

Merdani është dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore.

Skema e mashtrimit të tij i solli shtetit  rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.

SPAK ka siguruar të dhëna se shtetasit Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani dhe disa të tjerë, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Tre personat e tjerë të arrestuar janë, Erind Prela, Ermir Jaku dhe Dritan Mega.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit ka çuar në pranga Regan Merdanin, 32 vjeç, i cili është dënuar me 3 vite burg për krijimin e skemave mashtruese me TVSH-në. “Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore.