AKTUALITET, 15 Nëntor 2023, 14:12

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë: Shqipëria do të rrisë prezencën përmes KFOR-it

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë: Shqipëria do

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka deklaruar sot pas një takimi me komandën e KFOR, se duke nisur nga viti 2024 Shqipëria do ta rrisë prezencën në Kosovë përmes KFOR-it.

Në një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, Malaj ka thënë se Shqipëria e ka Kosovën si prioritetin më të lartë. Andaj sipas tij, kjo mbështetje do të vijojë edhe më tej.

“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it.

I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj,” tha Malaj.

I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it.

I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj.