AKTUALITET, 15 Nëntor 2023, 14:06

Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për refugjatët. Drafti i kalon për votim Parlamentit

Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për refugjatët.

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për refugjatët që kryeministri Edi Rama firmosi pak ditë më parë në Itali, me homologen e tij Giorgia Meloni.

NJOFTIMI:

RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.