TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është zbuluar trupi gjykues dhe data e seancës gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet ankimimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme e Shkallës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sipas shortit, trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, ndërsa seanca do të zhvillohet në datën 20 nëntor në orën 09:00.
Njoftimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00.