AKTUALITET, 15 Nëntor 2023, 12:50

Rama: Vazhdon puna në Tunelin e Murrizit. Lidhja e Dibrës me Tiranën do të jetë më e shpejtë

Rama: Vazhdon puna në Tunelin e Murrizit. Lidhja e Dibrës me

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në “Facebook” pamjet nga punimet në Tunelin e Murrizit. Rama shprehet se tashmë kanë mbetur 100 metrat e fundit, dhe se puna po ecën me hapa të ngadaltë për shkak të gjeologjisë porblematike. Gjithashtu shton se po bëhen përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit.

“Ndalesë rrugës për Dibër në Tunelin e Murrizit, ku mbeten 100 metrat e fundit, por për shkak të gjeologjisë tejet problematike ecet me hapa të ngadaltë, duke bërë në çdo hap përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit.

Sidoqoftë, puna avancon pa pushim, ndërsa me durim do të kapërcehen edhe këto 100 metra, për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën”, shkruan kryeministri Rama.