TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flamur Noka thotë se ka dyshime serioze, që hakerat iranianë posedojnë shenjat e gishtërinjve të qytetarëve shqiptarë.
I ftua në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ai deklaroi se siguria kombëtare është cënuar, ndërkohë që bëri me faj edhe qeverinë për harxhimin e shifrave marramendëse për sistemet kibernetike, por që në fund siguria rezultoi e pamjaftueshme.
"Ka të dhëna që edhe shenjat e gishtërinjve janë marrë, që hakerat kanë rrëmbyer gjithçka. Siguria kombëtare nuk është në dorën tonë por në dorë të hakerave të një vendi armik.
Kryeministri ka fshehur realitetin që është i frikshëm.
Dy kompanitë që kanë ndërtuar dhe mirëmbajtur sistemin janë paguar 195 milionë euro. Nuk bëhet publike, askush nuk u kërkon llogari. As SPAK nuk shkon, asnjë përgjegjës", tha Noka.