AKTUALITET, 6 Maj 2023, 10:42

“Mungojnë terrenet sportive”/ Meta takohet me ish-futbollistin e Kombëtares: Fëmijët nuk mund të paguajnë çdo ditë për të luajtur, pas 14 majit nis ndryshimi!

“Mungojnë terrenet sportive”/ Meta takohet me ish-futbollistin

Kreu i PL, Ilir Meta është takuar këtë fundjavë me ish-futbollistin legjendë të Kombëtares Agustin Kola, ku në ‘Facebook’ ka ndarë dhe foton në shoqërinë e këtij të fundit.

Meta shkruan se si lider politike, mbetet i shqetësuar për sportin dhe mungesën e terreneve sportive publike në Tiranë, por thekson se pas 14 majit do të ndryshojë situata.

Postimi i plotë:

Dita nuk mund të niste më vrullshëm se sa me legjendën bardhë e blu dhe të Kombëtares, Agustin Kola!

Gjithmonë i shqetësuar për sportin dhe mungesën e terreneve sportive publike në Tiranë, por besimplotë se pas 14 Majit Ndryshimi do të vijë!

Fëmijët nuk mund të paguajnë çdo ditë për të luajtur!

Së bashku me Tedin dhe ekipin e këshilltarëve bashkiakë, do ta kemi gjithnjë vëmendjen te sporti, te personalitetet si Agustini, që i kemi aq për zemër, për të dëgjuar me përulësi zërin e tyre!

#BashkeFitojme1 #BelindKellici5