TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është lënë në burg 34-vjerçari Leke Vuksani, pas vrasjes së Petrit Vuksanit më 2 maj në lagjen ‘Skëndërbeg’, Shkodër.
Burime bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore 34-vjeçari nuk ka folur rreth krimit por ka lejuar avokatin e tij mbrojtës, Vladimir Ladaj që të flasë.
Avokati Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me afat.
Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga Gjykata e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj për caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘vrasje me paramendim’.