TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi konfirmoi sot negociatat me grupimin e Berishës për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.
Ai tha se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme me një pjesë të deputetëve demokratë, ata kanë biseduar për të gjetur një zgjidhje brenda PD-së.
Ai tha se nuk është takuar dhe nuk ka pasur kontakte me ish-kryeministrin Sali Berisha, por konfirmoi vullnetin që 70 ditë para zgjedhjeve demokratët të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhje.
“Ja kemi borxh demokratëve. Të lëmë pas konfliktin tonë të brendshëm brenda PD-së dhe për të bërë fitues sa më shumë prej tyre në zgjedhjet e 14 majit. Kjo zgjidhje e ngërçit brenda PD-së, unë kam bindjen që do I hapë rrugë edhe zgjerimit të frontit brenda PD-së. Ata sot nuk duhet të bëhen palë mes një konflikti brenda një partie. Duhet të ketë vullnet politik. Kemi bërë në ofertë që mund të ketë surprizuar edhe palën tjetër. Këto janë momente që secili prej nesh tregon përgjegjshmëri.
Praktika që ka ndjekur PS është e njëjtë, regjistrimi në zgjedhje është bërë me autorizim të kryetarit të Partisë. Ka zgjidhje ligjore për këtë punë. Unë nuk dua të tregoj as optimizëm e as pesimizëm. Unë dua të tregoj kush është më e mira për Shqipërinë. Këtu bëhet fjalë për ato bashki që keqqeverisën nga zyrtarët e PS-së. Kam besim se nivelin e përgjegjshmërisë që po tregojmë ne do të duhet ta tregojnë edhe kolegët e palët tjetër.
Kam kontaktuar disa prej kolegëve. Kam pasur një bisedim me Palokën, që nuk sollën një rezultat dhe dështuan, siç e quani ju. Nuk e kam ndërprerë në asnjë moment përpjekjet e mia për të gjetur një zgjidhje. Me secilin prej kolegëve brenda PD-së, pavarësisht nëse mendojmë ndryshe, ne ulemi për të biseduar. Unë e kam hall jo personal, por politik gjetjen e një zgjidhje. Në raport me veten kam zero interes, në raport me demokratët po. Duhet të fitojmë ato bashki që janë të fitueshme. Nëse do ketë dy kandidatë, ato e pamundësojnë fitoren. Unë kam biseduar me secilin prej kandidatëve të Primareve dhe me dy kandidatët rrezikohet fitorja e tyre. 2 kandidatë do e pamundësojnë arritjen e objektivit në zgjedhjet e 14 majit. Nuk kam folur me zotin Berisha, kam 0 kontakte me të. Unë kam besim të plotë që Celibashi do të zbatojë ligjin”, u shpreh Bardhi në News 24.