AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 10:44

"Jam në majën e ..."/ Mbushi sot 80-vjeç, Sali Berisha: Nis udhëtimin drejt Everestit të Fitores!

"Jam në majën e ..."/ Mbushi sot 80-vjeç, Sali

Ish-kryeministri dhe lideri i opozitës Sali Berisha feston sot 80-vjetorin. Ky përvjetor e gjen sot Berishën jo në kushte lirie, pasi po vuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nën akuzën për korrupsion në dosjen Partizani.

Përmes një postimi në Instagram, Berisha shkruan:

“Sot 80 vjeç! Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar!

Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.

Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!

Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashterreshëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores!”.