TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po ndërhyn në zgjedhjet e krerëve të Shoqatave, ndërkohë që ka përdorur dhe fjalor banal në një takim informal.
Rama i është përgjigjur komentit të një ndjekësi në Facebook, i cili i kërkon të shprehet për këtë ngjarje.
“Pershendetje zoti Kryeminister audio pergjimi i Erion Veliajt dhe gjuha e komunikimit qe perdor ai a jane te pranueshme per Kryetarin me te madh te Bashkive te vendit?! Do ket mase disiplinore per zoterin?! Pasi ai ka 1 milionë banore qe i paguajn taksat dhe presin sherbim nga ai!!”, thekson Andi Cenaj.
Por në përgjigjen e tij, Edi Rama thekson se ai i neverit të gjitha përgjimet dhe nxjerrjen e bisedave që behën në ambiente jopublike.
Sipas tij këto nuk janë as prova dhe nuk merren për bazë.
“Andi Cenaj une i neveris pergjimet e bisedave mes njerezve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren per baze asnjehere askund, as si prova fajesie as si prova vertetesie, sepse tjeter konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjeter konteksti i shfaqjes publike se nje pergjimi, prandaj edhe as nuk e kam degjuar fare dhe as kam ndermend ta degjoj, keshtu qe meqe te dhashe tere kete shpjegim tani te lutem plotesoje pyetesorin me opinionet e tua”, thekson Rama.