AKTUALITET, 5 Mars 2025, 15:40

Ishte në kërkim për dosjen “Toyota Yaris”, dorëzohet në polici avokati Radovan Çela

Ishte në kërkim për dosjen “Toyota Yaris”,

Dorëzohet në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela, në hetim për dosjen Toyota Yaris.

Ai ishte shpallur në kërkim për dosjen ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka.

Radovan Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladit, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’.