AKTUALITET, 4 Tetor 2023, 18:05

Ishte duke punuar mbi çati, 39-vjeçari shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

Ishte duke punuar mbi çati, 39-vjeçari shqiptar bie nga

Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ne fshatin Pyrgetos të Larisës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 39-vjeçari shqiptar ishte duke punuar në një çati. 

Autoritetet greke po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.