TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministrja e Qeverisë “Rama 1”, Eglantina Gjermeni, njëherësh ish-deputete e Partisë Socialiste, është propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e Ambasadores në misionin e OSBE-së në Vjenë.
Gjermeni në zgjedhjet e kaluara ishte nga deputetët që nuk pranoi të merrte pjesë ne garën elektorale të 25 prillit 2021, duke u larguar nga politika aktive së bashku me Vasilika Hysin. Eglantina Gjermeni ka mbajtur postin e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmi.
Ajo sot ka mbajtur seancën dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për të paraqitur platformën e saj si ambasadore e OSBE-së.
“Eglantina Gjermeni është propozuar si kandidate për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident”.
Që pas fitimit të gradës shkencore “Doktor” në vitin 2005 e deri më sot, kam zhvilluar një veprimtari shkencore dhe një aktivitet botues në shërbim të përfshirjes së nocioneve të punës sociale në hartimin e politikave dhe programeve në vend e më gjërë.
Veprimtaria kërkimore dhe botuese përfshin referime në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, botime të artikujve shkencorë, kryerje e studimeve në fushën e punës sociale dhe barazisë gjinore.