TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari për Diasporën i grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me situatën rreth çështjes së ish-ministrit Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Hoxha u shpreh se ish-ministri i Financave e Rindërtimit, ish-ministri i Mjedisit si edhe deputetë të PS-së, kryetarë bashkish e funksionarë të tjerë janë ose në arrati ose në burg në lidhje me veprat e tyre. Sipas Hoxhës është koha për protesta qytetare pa dallim ngjyrash politike, ndërsa shtoi se këta persona nuk duhet ta zhvatin më Shqipërinë.
“Zv/Kryeministri, Ministri Financave, Ministri Rindërtimit, Ministri Mjedisit, Ministri Brendshëm, Deputet te Partisë Socialiste, Kryetar Bashkish te Partisë Socialiste, zv/ministra, sekretare te përgjithshëm te Ministrive dhe shume e shume te tjerë! Sot ose janë ne arrati ose janë ne burg! Koha për Protesta qytetare pa dallim ngjyrash politike, këta nuk duhet ta zhvasin me Shqipërinë”, shkroi ai në Facebook.