TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka bërë me dije se festave të nëntorit do t’i bashkohet edhe koncerti “Folk Fest”. Rama thekson se e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrje të grupeve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët.
“111 vjet pavarësi. Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët”, shkruan Rama.
