AKTUALITET, 11 Maj 2025, 16:53

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Intimidimi i zgjedhësve duhet të raportohet

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Intimidimi i zgjedhësve duhet të

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, deklaroi se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të ngjashme me zgjedhjet e mëparshme.

Ai theksoi rëndësinë e raportimit të çdo rasti intimidimi ndaj zgjedhësve, duke paralajmëruar se mosdenoncimi i këtyre fenomeneve rrezikon integritetin e procesit.

Kume shtoi se me ritmin aktual të zhvillimeve, misioni i ODIHR pritet të konkludojë se zgjedhjet janë zhvilluar normalisht në vija të përgjithshme. Sipas tij, pjesëmarrja 4% më e ulët se në vitin 2021 deri në orët e pasdites nuk tregon një rënie të interesit qytetar për të marrë pjesë në votim.

“Procesi i votimit po zhvillohet si herët e tjera. Intimidimi i zgjedhësve duhet të raportohet. ODIHR me këtë ritëm do thotë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë normale në vija të përgjithshme, pasi me këto fenomene jemi ndeshur. Fakti që kanë votuar 4 përqind më pak se më 2021, nuk tregon indiferencë më të madhe për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.”, tha ai.