AKTUALITET, 28 Tetor 2024, 15:13

Interpol Abu Dhabi konfirmon arrestimin e Durim Bamit, procedura që pritet të ndiqet për ekstradimin drejt Shqipërisë

Interpol Abu Dhabi konfirmon arrestimin e Durim Bamit, procedura që pritet

Interpol Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit dhe pritet të ndiqet e njejta procedurë si me Plaurent Dervishajn për sjelljen e tij në Shqipëri. 

Durim Bami është shpallur në kërkim nga SPAK në muajin maj, si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.