AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 13:54

Integrimi/ Hapet Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Bashkimin Europian! Zbardhet vendimi i qeverisë

Integrimi/  Hapet Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në

Qeveria ka marrë vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vendimi për hapjen e Misionit të Përhershëm të vendit tonë në BE u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Vendimi i qeverisë:

HAPJEN E MISIONIT TË PËRHERSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË BASHKIMIT EVROPIAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Hapjen e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
Shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.