TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me mbylljen e kulmit të sezonit veror, duket se ka ardhur dhe ulja e vlerës së inflacionit, e cila për herë të parë që nga tetori, ka pësuar një rënie të lehtë duke arritur vlerën 4.2%.
Indeksi i cili mat ndryshimin e çmimeve për një shportë me produkte bazike konsumi, arriti vlerën më të ulët që nga marsi i vitit të kaluar, e cila ishe 5,7%, ku dhe filloi trendi rritës i indeksit, që kulmoi në tetor të vitit të kaluar me 8.3%.
Lufta e Rusisë me Ukrainën ishte, sipas ekspertëve, ishte shkaku kryesor i zanafillës së rritjes galopante të çmimeve.
E megjithatë dukët se trendi ka ardhur duke u sheshuar. Sipas INSTAT, inflacioni në korrik të vitit të kaluar ishte 7.5%.
Por nga ana tjetër, për sa i përket çmimeve të ushqimeve, kategoria e konsumit e cila zë pjesën më të madhe të buxhetit të qytetareve, vijon të pasqyroj çmime ende shumë të lartë.
Statistikat dëshmojnë se për këtë kategori, çmimet u rritën muajin korrik me 3.2%. Çmimet e zarzavateve të cilat u rritën me 21,6%, pasuar nga produktet e bulmetit dhe vezëve me 13,8%, dhe mishi me 11,2%, kanë ndikuar ne shtrenjtimin e shportës së pazarit të qytetarëve shqiptar.
Gjithashtu shpenzimet për aktivitete argëtimi dhe kulture, janë rritur me 9,5% nga viti I kaluar, duke përbërë dhe kategorinë e shpenzimeve për të cilat pasqyrohet dhe rritja më e madhe.
Sipas ekspertëve, fluksi i madh turistëve ka ndikuar në shtrenjtimin e aktiviteteve argëtuese, të cilat kanë shënuar një rritje vjetore prej 0,22%. Po ashtu çmimet e shërbimeve restoranteve si bar, kafene dhe hoteleri, u rritën me 0,23% Brenda vitit.
Çmimet e mobiljeve dhe pajisje për mirëmbajtën e shtëpisë, pozicionohen në vend të tretë, duke u shtrenjtuar me 0,44% nga viti i kaluar.