AKTUALITET, 7 Gusht 2023, 18:40

Aksident i rëndë në Vlorë, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në afërsi të nënkalimit të Novoselës.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Fuoristradë’ me targa  AA285SM e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në aksin Vlorë-Fier.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen në spital. Sakaq policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.