TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rendë që ndodhi mesditën e sotme në Qerret të Durrësit. Një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe një 27-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pasi janë zënë poshtë rrënojave nga tarraca e një banese,
Ishte pikërisht gruaja e viktimës, Shaban Shehut, ajo që ka sinjalizuar të gjithë për ngjarjen e rëndë.
Mësohet se viktima dhe fqinji i tij që kishte marrë për punë, po rregullonte banesën e tij që ishte dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe që ishte e pabanueshme. Sipas komshinjve shkak janë bërë moszbatimi i kushteve në punë, pasi pronari I banesës Shehu në fillim kishte menduar të merrte një fadromë për prishjen e saj, por më pas kishte vendosur që ta shembte me ndihmën e 27-vjeçarit Albert Roshi.
Ndërkaq në familjen Shehu tashmë janë hapur dyert e mortit dhe pritet për të përcjellë drejt banesës së fundit 55-vjeçarin.